DRENICA-TREPÇA'89
Barazim, përsëri
15 November, 2014 @15:45
Trepça’89 ka regjistruar barazimin e pestë në 5 xhiro të fundit të Superligës. Pas barazimit me Trepçën, Besën, Ferizajin dhe Prishtinën, djelmoshat e Fahredin Durakut sot kanë barazuar edhe ndaj Drenicës së Tahir Lushtakut.
Për më tepër, Drenica vendase mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Azem Bejtës nga ndeshja për shkak të kartonit të kuq - por as këtë nuk e shfrytëzuan lojtarët e ekipit mitrovicas.
Bile, në disa raste Drenica dukej më e rrezikshme nga kundërsulmet dhe përkundër se kah fundi Duraku largoi Emin Baliqin dhe futi Berat Hysenin në lojë, ndeshja përfundoi ashtu si ia filloi, 0-0.