DISFATA E KEQE
Dorëhiqet selektori i Serbisë, Advocaat
15 November, 2014 @15:00
Pas humbjes në Beograd nga Danimarka mbrëmë, përzgjedhësi i Serbisë, Dick Advocaat, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Humbja 1-3 e Serbisë nga Danimarka ka qenë turpëruese për mediat serbe, për shkak edhe lojës së dobët të Serbisë, ndërsa ato kanë shkruar se vetëm fati i ndihmoi ekipit që të mos pësonte më keq nga Danimarka.
Përzgjedhësi i të rinjëve të Serbisë, Radovan Curcic, pritet të merr detyrën e ekipit senior, ka mësuar sot e përditshmja Blic.