Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SCHWEIZ

Zvicra i falet Shaqirit maestral

SCHWEIZERISCHER FUSSBALLVERBAND

Zvicra i falet Shaqirit maestral


15 November, 2014 @22:38

Djaloshi nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, edhe njëherë ka treguar se më kot nuk e ka marrë nofkën - Messi i Alpeve. 

Zvicra, që kërkonte fitore ndaj Lituanisë së mbyllur, nuk e arrinte golin. Por, Xherdani, me vetëmohim bartte tërë peshën e lojës së helvetë në çdo moment, derisa erdhi goli. 

Ai vraponte nga e djathta, në të majtë, krosonte nga çdo anë, organizonte tërë sulmin, topat e vdekur i godiste ai, për më tepër motivonte bashkëlojtarët sikur të ishte kapiten i ekipit, e aq më shumë para se të vinte goli i parë - ai kërkonte që edhe publiku në stadium të bëhej më i zhurmshëm. 

Dhe erdhi goli, natyrisht pas kornerit të krosuar nga Shaqiri (portieri lituanez e futi topin në rrjetë, autogol). Pastaj erdhi edhe një tjetër, pas pasimit të Valon Behramit. 

Nuk kaloi shumë super Shaqiri nisi organizimin e akcionit dhe e përcolli atë deri në fund për të shënuar golin e tij të rrallë me kokë. 

E krejt në fund, ai u përkujdes edhe për estetikë, duke shënuar me thembër - për të çuar Zvicrën në vend të dytë të tabelës pas startit jo të mirë të kualifkimeve për EURO 2016. 

Përveç Shaqirit dhe Behramit, Blerim Xhemajli ka qenë 90 minuta në fushë për Zvicrën, ku ai ka regjistruar edhe paraqitjen e 40-të të tij për helvetët. 

Admir Mehmedi ia nisi ndeshjes nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 64-të, derisa Pajtim Kasami nuk u fut në lojë fare. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016