BOSNA PA TRAJNER
Largohet Sušić
17 November, 2014 @21:42
Trajneri historik i Bosnës dhe Hercegovinës, Safet Sušić, ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të këtij vendi.
Rezultatet e dobëta në kualifikime për EURO 2016, ku Bosna ende nuk ka shijuar fitoren, ka detyruar trajnerin në fjalë që të lë kombëtaren boshnjake.
Gjendja aktuale e Bosnës dhe Hercegovinës në grupin kualifikues.
Sušić, që hyri në histori të vendit si trajner që e dërgoi Bosnën për herë të parë në Kampionat Botëror, Brazili 2014, në katër ndeshjet kualifikuese ka arritur të mbledhë vetëm dy pikë me reprezentacionin e tij.