Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I KRYEMINISTRIT CONTE

Italia lehtëson dhe përcakton fazat e rifillimit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Italia lehtëson dhe përcakton fazat e rifillimit


26 April, 2020 @21:27

Tashmë Italia e ka gati krejt planin, ndërsa rifillimi i stinorit në Serie A është planifikuar të ndodh në disa faza.

Faza e dytë e veprimit do të nis menjëherë pas 4 majit kur është planifikuar rikthimi në stërvitje. Lojtarët do të mund të stërviten individualisht prej datës 4 maj.

Pastaj do të nis stërvitja në grupe më 18 maj, ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 2 qershor, bën të ditur kryeministri i Italisë Giuseppe Conte në konferencën e tij të sotme për shtyp.

“Nëse nuk e respektojmë distancën fizike, lakorja e infektimeve do të ngritet përsëri, me këtë do të ngritet edhe numri i vdekjeve dhe do të kemi dëmtim të pakthyeshëm të ekonomisë. Nëse e doni këtë vend, respektoni distancën,” ka thënë ndër të tjera kryeministri italian Conte.

Qeveria italiane gjithashtu ka bërë të ditur se do të vendos çmim linear për të gjitha maskat në shitje dhe ato nuk do të kalojnë 50 centëshin.

Italia është ndër vendet më të goditura nga pandemia. Prej testit të parë pozitiv më 20 shkurt, numri i të vdekurve ka kaluar shifrën e 25 mijëve në Gadishullin Apenin.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A