Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET MINISTRI

Italia mund të nis stinorin e ri me tifozë

Italia mund të nis stinorin e ri me tifozë


24 July, 2020 @16:37

Italia pritet që të lejojë një numër të tifozëve në stadiume duke nisur prej shtatorit, kur edhe do të fillojë edicioni i garave në Serie A.

Së paku kështu ka bërë të ditur Ministri i Sportit në Gadishullin Apenin, Vincenzo Spadafora, që ka shtuar se tifozëria do të jetë në një kapacitet të ulët.

“Nëse lakorja epidemiologjike lejon, tifozët do të kthehen në stadiume që prej shtatorit,” ka thënë Spadafora për RAI radion sot.

Italia është njëra ndër vendet më të prekura nga pandemia coronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A