Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET KUALIFIKUESE

Italia U17 e fortë për Kosovën

Fotot: FFK

Italia U17 e fortë për Kosovën


Teksti: FFK

6 October, 2022 @10:44

Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Grupit 8 për Evropianin 2023. Dardanët U17 nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë Italisë favorite, duke pësuar me shifrat 5:2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së, teksa ajo nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në një stadium futbolli në Indonezi.

Kosova U17 vs. Italia U17

Në pjesën e parë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, e ku u shënua vetëm një gol. Ishte Simone Pafundi i cili zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 26-të. I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 63-të, por paraprakisht realizuan edhe Gabriele Finocchiaro (47’) dhe Filippo Scotti (49’). Ndërkohë, Kosova arriti të shënojë në minutën e 76-të nëpërmjet Elvir Gashijanit. Më pas italianët shënuan sërish përmes Mattia Manninit (82’), teksa rezultatin përfundimtar e vendosi Fatjon Mulaj (84’). Ndeshja tjetër e këtij grupi, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u mbyll me fitoren e Finlandës ndaj Greqisë, me shifrat 2:1. Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Greqisë të shtunën.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova