Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I SHESIN TË GJITHA BILETAT!

Izraeli shet të gjitha biletat për ndeshje ndaj Kosovës

Pamje nga stadiumi Bloomfield, ku do të luhet ndeshja Izraeli-Kosova/ Foto: wikipiedia

Izraeli shet të gjitha biletat për ndeshje ndaj Kosovës


23 March, 2023 @1:10

Stadiumi Bloomfield ku do të luhet ndeshja të shtunën prej orës 20:45 ka kapacitet prej 29 mijë e 400 ulëseve, ndërsa izraelitët duket të jenë mjaft të motivuar për këtë ndeshje, që është e para në ciklin e kualifikimeve si për ta ashtu edhe për Dardanët.

Njoftimi nga Federata e tyre ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshje ndaj Kosovës janë shitur, kurse edhe përzgjedhësi i përfaqësueses izraelite ka falenderuar secilin në konferencë për shtyp duke deklaruar se do të bëjnë gjithçka që t’ia shpërblejnë besimin tifozëve.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE DREJT EURO 2024

Alon Hazan, Israel coach

“E pamatshme është të kesh një përkrahje të tillë nga publiku dhe dëshiroj të falenderoj secilin nga ju. Aq shumë krenari. Premtoj se do të bëjmë gjithçka dhe nuk do të dorëzohemi as edhe për një top dhe do të luftojmë bashkë deri në fund të ndeshjes. Ky bashkim është burim i fuqisë,”
ka thënë Alon Hazan në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Izraelit (IFA) pas shitjes së të gjitha biletave të ndeshjes që ata do ta luajnë ndaj Kosovës më 25 mars.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian