Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSJE NË PJESË TË PARË!

Jahaj e Mulaj vendosin, Istogu përmbys Rahovecin

Foto: FCIstogu/fb

Jahaj e Mulaj vendosin, Istogu përmbys Rahovecin


13 May, 2023 @23:57

Istogu ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Rahovecit në ndeshjen që u luajt vetëm sa për të parë nëse Rahoveci do të ngritej më shumë në renditje, pasi që vendasit kanë të siguruar vendin e katërt në Ligën e Parë Grupi A dhe nuk do të lëvizin nga aty.

Edhe pse nisi mirë, Rahoveci që shënoi përmes Shehut në fillim të ndeshjes, ra nga loja më pas dhe troftat përmbysen rezultatin që në pjesë të parë me Jahajn dhe Mulajn (u asistua nga Jahaj), që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Istogu 2-1 Rahoveci [Qëndrim Jahaj 33, Erlind Mulaj 44 - M. Shehu 10].

TABELA AKTUALE

Istogu me 42 pikë nga 26 ndeshje është i katërti në renditje, ndërsa Rahoveci me 30 pikë është i shtati. Në xhiron e fundit, Istogu udhëton te Drenasi, ndërsa Rahoveci pret Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë