Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADNAN JANUZAJ

Januzaj godet nga gjuajtja e lirë

Januzaj godet nga gjuajtja e lirë


29 September, 2014 @23:25

Adnan Januzaj edhe njëherë ka treguar se cilësitë e tij janë të tepërta për skuadrën U21 të Manchester Unitedit.

Mesfushori ofansiv me prejardhje shqiptare ka shënuar një supergol në minutën 87’ të ndeshjes Tottenham - Manchester United, duke shënuar nga gjuajtja e lirë prej një pozite tejet të vështirë për të realizuar.

Pas golit të Januzajt u shënuan edhe dy gola të tjerë nga të dyja palët për të shënuar në fund fitore ekipi i të rinjëve nga Manchesteri me rezultat 2-1.

Goli i Januzajt pritet të krijojë presion trajnerit Louis Van Gaal për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshëm për lojë në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Evertonit në Premier League.


 
Të gjitha lajmet nga