LORET SADIKU
Sadiku me eurogol, në stil të Roberto Carlosit
29 September, 2014 @22:22
Futbollisti shqiptar, Loret Sadiku, i cili luan për skuadrën turke, Mersin Idman Yurdu, ka shënuar njërin prej golave më të bukura deri më tani në Superligën e Turqisë.
Sadiku sot në minutën 30’ të ndeshjes Karabukspor - Mersin Idman Yurdu, ka shënuar me një goditje mjeshtërore me të majtën në stil të ngjashëm sikur legjenda braziliane, Roberto Carlos.
Ky ishte goli i parë i Sadikut me fanellën e Mersinit në kampionat, ndërsa goli i tij ia mundësoi fitoren e dytë të skuadës së tij pas katër xhirove të zhvilluara.
Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili në skuadrën e tij po luan më shumë si mesfushor defansiv, ka qenë i plotë në të gjitha ndeshjet deri më tani në Superligën turke.