TOP GOLASHËNUESIT
Milicaj kap Zenelin në krye të realizatorëve
29 September, 2014 @19:36
Sulmuesi i Istogut, Mark Milicaj, ka filluar të ngjallet në xhirot e fundit të Superligës dhe me dy golat e tij në fundjavën që e lëmë pas ndaj Drenicës në Bajram Aliu, ai ka arritur që të dalë në maje të listës së golashënuesve më të mirë - për të kapur këtu, Semir Zenelin e Hajvalisë, që këtë xhiro qëndroi i heshtur para portave kundërshtare.
Milicaj dhe Zeneli tashmë pas shtatë xhirove të para të stinorit, udhëheqin listën e golashënuesve me nga 5 gola të shënuara, derisa përcillen nga Ibrahim Peci i Trepçës’89 dhe Kastriot Rexha i Besës, që kanë nga katër gola të shënuara. Karakeristikë e veçantë është futbollisti i mitrovicasve, Peci, i cili të gjitha golat i ka shënuar nga penalltia, prej se tanimë ish trajneri i këtij ekipi, Rafet Prekazi, kishte urdhëruar që vetëm ai të shutojë penalltitë e ekipit, pas disa tentimeve boshe të bashkëlojtarëve të tij.
TOP GOLASHËNUESIT PAS 7 XHIROVE:
5 GOLA | Mark Milicaj ISTOGU, Semir Zeneli HAJVALIA | ||
4 GOLA | Ibrahim Peci TREPÇA'89, Kastriot Rexha BESA | ||
3 GOLA | Mevlan Zeka VËLLAZNIMI, Kreshnik Lushtaku DRENICA, Genc Hamiti HAJVALIA, Fillim Guraziu HAJVALIA |