MOSKË
Alarmi, ngrin futbollistët e Bayernit!
29 September, 2014 @12:05
Futbollistët e Bayern Munchenit kanë vrapuar për të dalë jashtë nga hoteli, ku po qëndrojnë në Moskë.
Kjo pasi që një alarm zjarri në hotel ka bërë që forcat e hotelit të nxjerrin të gjithë mysafirët jashtë, në rrugët e ftohta të Moskës në mëngjesin e hershëm sot.
Futbollistët e Bayernit përkundër se dukeshin në disponim, është dashur të durojnë temperaturat e ftohta ruse për një orë, derisa hoteli lajmëroi se problemi është zgjidhur dhe mysafirët mund të kthehen në dhoma.
Kampioni i Gjermanisë është duke qëndruar në Moskë këto ditë për shkak të ndeshjes që e kanë ndaj CSKA Moskës, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Arena Khimki quhet fusha ku CSKA do ta pret Bayernin në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Kampionëve, që nis nesër në ora 18:00 me kohën tonë.
FAKT:
Temperatura natën në Moskë mund të bie deri në 2 gradë Celzius. Mbrëmë ka qenë 5 gradë, kur bavarezët qëndruan jashtë për një orë. |