GJAKOVË
Vëllaznimi falenderon Toppmöllerin
28 September, 2014 @20:02
Tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës sot kanë falenderuar gjermanin Klaus Toppmöller.
Sipas disa informatave që janë botuar në faqen e klubit në Facebook, përflitet se ish trajneri i Bochumit, Hamburgut e Bayer Leverkusenit është i interesuar që të investojë në skuadrën gjakovare e ndoshta edhe ta blejë atë.
Në ditët në vazhdim pritet të shihet se çka do të ndodhë me këtë njoftim, por sidoqoftë, tifozët kanë falenderuar atë dhe i kanë uruar mirëseardhje në gjermanisht, si në foton e botuar nga faqja zyrtare e klubit gjakovar në Facebook.
Vëllaznimi është aktualisht në pozitën e tretë të Superligës së Kosovës, me 10 pikë të fituara nga 7 ndeshjet e para të kampionatit.