ROSSONERI
Barazim i shpejtë
28 September, 2014 @17:44
Kuajt e Detit, kanë arritur që të shënojnë të parët dhe kanë pasur një lojtar më shumë në fushë për 20 minutat e fundit të takimit ndaj Milanit.
Mirëpo, kjo ka qenë e pamjaftueshme për ekipin e Pierpaolo Bisolit, që të arrijë fitore ndaj Milanit të Pippo Inzaghit.
Golat e ndeshjes u shënuan shpejtë dhe heret. Cesena arriti në epërsi me golin e sulmuesit të saj, Davide Succi, derisa Milan barazoi 9 minuta më vonë në saje të qendërmbrojtësit françez, Adil Rami.
Me pikën e fituar, Milan ka tanimë pikë të njejta me rivalin e qytetit, Inter, në tabelë, derisa Cesena ka regjistruar barazimin e dytë këtë stinor.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS