RENZO BARBERA
Lazio, kthehet te fitorja
29 September, 2014 @22:53
Sulmuesi serb i Lazios, Filip Đorđević, ka shënuar golat e parë të tij në Serie A këtë stinor, duke e përfunduar ndeshjen me hat-trick.
Lazio ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Palermos në Renzo Barbera me rezultat 0-4 për të regjistruar fitoren e dytë të stinorit dhe kërcyer nga pozita 17 në 9 të tabelës së klasifikimit.
Lorik Cana ka qenë përgjatë 90 minutave pjesë e ekipit fitues, duke qëndruar stoikisht në mbrojtje për të mos pësuar fare, Federico Marchetti. Cana morri edhe një karton të verdhë në minutën e 65-të të ndeshjes.
Etrit Berisha ka mbetur në bankën rezervë.
E në anën tjetër, Đorđević, që shënoi golat e Lazios sonte, pritet të jetë në formacionin bazë të Serbisë në ndeshje ndaj Shqipërisë, ku përballë do të ketë bashkëlojtarët nga Lazio, Lorik Cana dhe Etrit Berisha.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Lazios pas dy disfatave me radhë të regjistruara në Serie A.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS