PRIZRENI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Jaquan Smith largohet nga Prizreni
26 November, 2018 @12:54
Lojtari deritashëm i Prizrenit, Jaquan Smith, me marrëveshje dyanshme është larguar nga skuadra.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, derisa është cekur se Smithi karrierën e tij mund ta vazhdojë në Shqipëri.
24 vjeçari Smith, për shkak të lëndimit që e kishte pësuar, nuk ka dhënë kontribut të mjaftueshëm për skuadrën e Prizrenit.
Prizreni aktualisht në Superligë ka bilanc prej katër fitoreve e pesë humbjeve, derisa në xhiron e radhës do të përballet me Yllin në Suharekë.