Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Jehona Shala transferohet te Vllaznia

Jehona Shala transferohet te Vllaznia


16 January, 2020 @9:59

Jehona Shala, një emër i njohur në futbollin e femrave në Kosovë, ka ndërruar skuadër.

Futbollistja në fjalë karrierën e saj do ta vazhdojë te Vllaznia e Shkodrës, me lajmin që u zyrtarizua nga vetë klubi shkodran.

Vllaznia e Shkodrës momentalisht i prin Superligës së Shqipërisë në kategorinë e femrave me 5 pikë më shumë se vendi i dytë, ndërkohë ardhja e Jehona Shalës në sulm do të jetë zëvendësim i së larguarës Amanda Doyle, futbollistes amerikane.

18 vjeçarja Jehona Shala gjatë karrierës së saj ka luajtur te Liria e Prizrenti dhe te skuadra A&N, ndërsa tash atë do ta shohim në Superligën e Shqipërisë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë