Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGJIONARI

Jetmir Topalli përsëri shënon, ekipi shumë afër Superligës

Jetmir Topalli, duke festuar golin e tij të premten ndaj Bursasporit/ Foto: @istanbulspor

Jetmir Topalli përsëri shënon, ekipi shumë afër Superligës


16 April, 2022 @1:02

Futbollisti i Kosovës, Jetmir Topalli, përsëri ka shënuar për ekipin e tij Istanbulspor të premten, në duelin që skuadra e tij e fitoi ndaj ish-kampionit të Turqisë, Bursaspor, 3-1 [Yazgan 33, Ethemi 68, Topalli 90+5 - Olasgarov 7].

Ky ka qenë goli i nëntë i stinorit për Topallin, që në Istanbul ka gjetur veten, pas një periudhe jo fort të mirë të kaluar te ekipi i Malatyasporit.

Përndryshe, Istanbulspor pas 30 ndeshjeve të zhvilluara në 1.Lig të Turqisë është i katërti me 54 pikë, 3 më pak sesa Umraniyespor i dyti, pozitë kjo që dërgon direkt në Superligën turke të futbollit.

Deri në fund të stinorit në 1.Lig të Turqisë kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga International