Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Jusuf Tortoshi kthehet te Flamurtari

Jusuf Tortoshi kthehet te Flamurtari


28 July, 2020 @0:03

Ish trajneri i dikurshëm i Prishtinës, që ka drejtuar më parë edhe Flamurtarin, Jusuf Tortoshi, i është rikthyer detyrës së kryetrajnerit të ekipit kuqezi nga Dragodani.

Kryetari i klubit të Flamurtarit, Ademi, ka bërë të ditur për KTV-në sonte se Tortoshi është shef i shtabit teknik të ekipit kuqezi nga Prishtina dhe do të ketë detyrë për të rikthyer ekipin në elitë.

Kujtojmë, Flamurtari ra nga Superliga pas rezultateve të dala në xhiron e fundit të stinorit, pais që Trepça’89 dhe Drenica fituan, ndërsa vetë kuqezinjtë që kërkonin së paku pikë për shpëtim, u mposhtën nga Gjilani 0-1 në shtëpi të tyre, Xhemajl Ibishi.

Liga e Parë e Kosovës 2020/21 do të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ndërsa kampionët e ligave do të sigurojnë Superligën për stinorin 2021/22.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga