Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Juve gjen zëvendësuesin e Ronaldos te Barcelona

Juve gjen zëvendësuesin e Ronaldos te Barcelona


20 May, 2021 @18:45

Juventus e ka të gatshëm planin në rast të largimit të Cristiano Ronaldos nga skuadra këtë verë.

Sipas Sport, sulmuesi i Barcelonas, Antoine Griezzman mund ta zëvendësojë portugezin në Juventus.

Barcelona po kërkon të bëjë revolucion në skuadër dhe një nga lojtarët të cilët presidenti Joan Laporta dëshiron t’i shesë është edhe reprezentuesi francez.

Griezmanni ka kontratë me Barcelonan deri në qershor të vitit 2024, dhe Biankonerët nuk mund të nënshkruajnë kontrata përfundimtare për momentin, por do të përpiqen ta huazojnë Griezmannin.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse vetë lojtari dëshiron një kalim tek Zonja e Vjetër.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A