Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 4-0 EMPOLI

Juventus ngritet, Nedim Bajrami luan si zëvendësues

Juventus ngritet, Nedim Bajrami luan si zëvendësues


21 October, 2022 @22:54

Juventus ka shënuar edhe një fitore, pas asaj në derbin lokal ndaj Torinos. Bianconerët e Max Allegrit sonte kanë mposhtur Empolin në shtëpi dhe atë thellë 4-0 [Kean 8, McKennie 55, Rabiot 82, 90+4].

Fitorja e juventinëve ka ardhur në momentin e duhur, para duelit në Ligë të Kampionëve ndaj Benficës, ndërsa ekipi duket se është këndellur sadopak pas humbjeve në derbi ndaj Milanit dhe asasj befasuese ndaj Maccabi Haifës.

Te Empoli reprezentuesi i Shqipërisë është futur në minutën e 62-të të ndeshjes për të luajtur rreth gjysmë-ore për ekipin e tij, ndërsa reprezentuesi i Kosovës Samir Ujkani ka qenë në bankën rezervë të ekipit.

Pas kësaj fitoreje Juventus del mbi Interin me një ndeshje më shumë në renditje, ndërsa Empoli ka pësuar për të katërtën herë këtë stinor.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A