Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERËT DËNOHEN!

Juventusi dënohet me heqjen e 15 pikëve në Serie A!

Fotot: Juventus/fb

Juventusi dënohet me heqjen e 15 pikëve në Serie A!


21 January, 2023 @1:23

Rekord-kampionit të Italisë, Juventus, i janë hequr 15 pikë të këtij stinori në Serie A, pas hulumtimit të marrëveshjeve për transfere në sezonet e kaluara, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Italisë (FIGC).

Gjigandi i Serie A-së u akuzua për “ndreqje” të bilanceve nga përfitimet artificiale prej transfereve të lojtarëve. Ekipi ishte në vend të tretë të renditjes deri tash, ndërsa pas dënimit të shqiptuar, do të bie në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare.

Juventus

Ky dënim për bianconerët vjen pasi Bordi i drejtorëve të klubit, përfshirë Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe të tjerë, dhanë dorëheqje në nëntor të vitit që e lamë pas. Juventusi si klub, ka mohuar çdo shkelje dhe pritet të kundërshtojë vendimin e gjykatës.

FIGC gjithashtu ka dënuar edhe Agnellin dhe Maurizio Arrivabenen (ish-shef ekzekutiv) me dy vite pezullim nga detyrat në klube futbolli. Agnelli ka qenë kryetar i klubit në 12 vitet e kaluara.

Andrea Agnelli

Prokurori i Federatës, Giuseppe Chine i kërkoi Gjykatës që të rihapen procedurat ndaj juventinëve pas zbulimeve që i bëri nga hetimi i Primas, analizë kjo që ka bëjë me praktikat financiare të klubit dhe pagesat sekrete të pretenduara të lojtarëve gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19.

Juventus


 
Të gjitha lajmet nga Serie A