SHQIPËRI

Kaçe drejt Skënderbeut?!
30 December, 2016 @11:08
Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Skënderbeu, po përgatitet të bëjë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar.
Sipas gazetës Panorama Sport, korçarët kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
Gazeta gjithashtu ka bërë të ditur datën e prezentimit të lojtarit, që do të bëhet më 2 janar, ndërsa është shtuar se transferi do të realizohet në formë të huazimit për gjashtë muaj nga skuadra aktuale që mban kartonin e Kaçes, PAOK.