LIGA E KAMPIONËVE

Kadrii çon Kobenhavnin në Play-Off
6 August, 2014 @21:56
Lojtari i ri i Kobenhavnit, Bashkim Kadrii, ka shënuar golin e fitores së ekipit të tij të ri për t’ia siguruar fazën Play-Off të Ligës së Kampionëve.
Kadrii që ka lindur dhe është rritur në Danimarkë, ka origjinë shqiptare dhe këtë stinor ka arritur te ekipi kampion i Danimarkës nga skuadra OB Odense.
Tashmë, Kobenhavn do të duhet të kalojë skuadrën e radhës për të arritur në Ligë të Kampionëve, shorti për të cilën tërhiqet këtë fundjavë.
Kadrii është mesfushor dhe është 23 vjeçar. Ai është përfaqësues i rregullt i grupmoshave të reja daneze.
Sonte ai ka shënuar golin e parë të tij për Kobenhavnin.