LIGA E KAMPIONËVE

ntvspor
Demba Ba shkëlqen
6 August, 2014 @21:48
Sulmuesi senegalez i ardhur këtë verë në Besiktas, Demba Ba, ka shkëlqyer para tifozëve të ekipit të tij të ri duke e mposhtur pothuaj i vetëm Feyenoordin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e vlefshme për kualifikim në Play-Off të Ligës së Kampionëve kaloi në shenjë të ish sulmuesit të Chelseat, që shënoi hat-trick për ekipin e tij për t’i eliminuar holandezët nga gara.
Besiktas kishte shënuar fitore edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Holandë, 1-2.