Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Kai Havertz optimist për formën e tij

Foto:Google

Kai Havertz optimist për formën e tij


29 March, 2021 @15:42

Kai Havertz e pranon se sezonin e tij të parë si një lojtar i Chelsea nuk i ka shkuar mirë, por thotë se ai tani është në gjendje të ndihmojë në futbollin anglez dhe është i gatshëm të luajë një rol kryesor për Blutë.

21-vjeçari arriti në Stamford Bridge verën e kaluar nga Bayer Leverkusen në një marrëveshje me vlerë deri në 71 milionë euro, kurse ardhja e Thomas Tuchel në fund të janarit pritej të aktivizonte Havertz. Sidoqoftë, një lëndim i pësuar në stërvitje përpara fitores së Chelsea kundër Tottenham Hotspur e mbajti atë larg për një muaj.

Pas rikthimit ai pati paraqitje të mira kundër Everton, Leeds United dhe ndeshjen e dytë kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Gjermani e ka mbajtur atë formë edhe me kombëtare, duke shënuar kundër Islandës dhe duke asistuar për Serge Gnabry kundër Rumanisë.

“Ka qenë një sezon i vështirë, unë e di që gjërat nuk kanë shkuar normalish, por unë mendoj se kjo është normale kur ju shkoni për herë të parë jashtë vendit. Duhet gjysmë viti ose më shumë për t’u përshtatur.

Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë tani, kështu që unë nuk dua të heq mendimet e përshtypjet negative nga e kaluara. Unë jam pozitiv dhe shpresoj që javët e ardhshme të jenë gjithnjë e më të mira.” tha Havertz, siç raportohet nga ESPN .


 
Të gjitha lajmet nga Premier League