Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KFF MITROVICA 1-0 KFF FERONIKELI

Kaltrina Biqkaj vendos, KFF Mitrovica kampione e Kosovës

Foto: FFK

Kaltrina Biqkaj vendos, KFF Mitrovica kampione e Kosovës


27 June, 2020 @20:17

KFF Mitrovica ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në futbollin e femrave duke e fituar ndeshjen ndaj KFF Feronikelit në super-finalen e përcaktuar nga FFK-ja.

Kampionati i femrave u ndërpre nga FFK-ja për shkak të pandemisë, ndërsa kampion nuk kishte pasi që ekipet patën pikë të barabarta në krye të tabelës dhe ndeshja e vetme mes tyre përgjatë stinorit kishte përfunduar pa gola, 0-0.

Edhe sot, në Riza Lushta ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 0-0, derisa në vazhdime doli në skenë Kaltrina Biqkaj që vendosi për titullin kampion, duke shënuar në portën e Feronikelit.

Me këtë, KFF Mitrovica bëhet kampione e Kosovës për stinorin 2019/20 dhe siguron kualifikimet për Ligë të Kampionëve të femrave këtë verë.

Ekipi mitrovicas drejtohet nga ish-lojtari i Trepçës, Seidi Onbashi, që ka vazhduar me suksese në futbollin e femrave si trajner.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga