ARSENE WENGER
Kaluam testin mental
15 February, 2016 @10:32
Trajneri i Arsenalit është ndarë i lumtur me fitoren e madhe të shënuar dje ndaj Leicester Cityt në Emirates.
Mirëpo, për më shumë, atë e kënaqur testi mental i lojtarëve të tij, që e kanë kaluar dje.
“Ka qenë test serioz mental për lojtarët sepse ishim 1-0 në disavantazh ndaj një ekipi që mbrohet më së miri në ligë,” - ka thënë Wenger.
“U kthyem energjik dhe morrëm të gjitha rreziqet e nevojshme duke e ditur se barazimi nuk na konvenon. Ka qenë dëshirë mentale kjo,”- ka shtuar ndër të tjera francezi shkruan BBC sot.
Me këtë fitore ndaj Leicester Cityt, Arsenal i është afruar përsëri kreut të Premier Ligës në vetëm dy pikë dhe xhirot e radhës pritet të sjellin dramë të vërtetë në luftën për titull.