NË GJILAN
KAMPIONËT
8 May, 2016 @17:13
Ndeshja e xhiros së ardhshme e Ferronikelit në Drenas në përballje me Llapin, do të ketë karakter vetëm festiv.
Kjo për arsye se Ferronikeli ka siguruar titullin e kampionit tre javë para fundit të kampionatit, pasi fitoi në Gjilan me rezultat minimal, por me meritë kundër skuadrës së Gjilanit.
Goli i Ferronikelit erdhi në minutën 44’, kur Astrit Thaqi shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.
Në minutën 61’ u lehtësuan edhe më shumë punët për Ferronikelin, pasi Gëzim Rusi i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu vendasit mbetën pa forcë për ta ndryshuar rezultatin në vijim.
TABELA AKTUALE
Me këtë, Ferronikeli ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit që kishte fituar vitin e kaluar për herë të parë në historinë e tij, ndërsa në stinorin e ardhshëm do ta përfaqësojë Kosovën për herë të parë në garat e Ligës së Kampionëve.