ALLIANZ ARENA
Kampioni fantastik
16 December, 2014 @22:00
Bayern Munchen ka mbetur ekipi i vetëm në 5 ligat e forta europiane pa disfatë. Atyre u duhet të durojnë edhe një xhiro, që ta përmbyllin vitin në Bundesligë pa asnjë humbje.
Ekipi i Pep Guardiolës ka mposhtur sonte Freiburgun 2-0 me anë të golave të Arjen Robbenit dhe Thomas Mullerit.
Holandezi Robben ka shënuar golin e nëntë të stinorit, derisa gjermani Muller të gjashtin.
Xherdan Shaqiri është paraqitur në 30 minutëshin e fundit të lojës për Bayernin, duke zëvendësuar spanjollin Xabi Alonso, derisa për Freiburgun i plotë ka qenë sulmuesi Admir Mehmedi.
Të premtën që vjen, Bayern luan ndeshjen e fundit në Bundesligë për këtë vit, kur i shkon Mainzit si mysafir.