Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIORENTINA - INTER

Kampioni me përmbysje tregon forcën

Foto: FCInter/fb

Kampioni me përmbysje tregon forcën


21 September, 2021 @22:47

Inter është treguar superior në pjesë të dytë të ndeshjes për të përmbysur epërsinë e Fiorentinës të arritur në pjesë të parë për të fituar ndeshjen 1-3 [Sottil 23 - Darmian 52, Dzeko 55, Perisic 87] dhe për të bërë të ditur të gjithë të tjerëve se do të thotë fjalën kryesore në luftë për titull.

Ekipi i Simone Inzaghit pas disavantazhit 1-0 ka reaguar perfekt në pjesë të dytë duke kthyer rezultatin në të mirë të veten me golat e Matteo Darmian dhe Edin Dzeko, ndërsa në fund ka qenë Ivan Perisic që ka vulosur fatin e takimit.

Fiorentina prej minutës së 78 të ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që Nicolas Gonzales mori dy kartona të verdhë ekspres.

Me fitore, Interi me një ndeshje më shumë, merr lidershipin në Serie A duke kapur 13 pikëshin nga pesë ndeshje. Fiorentina ka nëntë pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A