Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER 4-0 CAGLIARI

Kampioni merr kreun pas 17 xhirosh

Kampioni merr kreun pas 17 xhirosh


12 December, 2021 @23:01

Vazhdimësia në lojë të mirë, mosdorëzimi dhe loja e mirë shoqëruar edhe me fond të mirë të lojtarëve, ka bërë që ekipi i Simone Inzaghit, Inter, të merr kreun e Serie A-së pas XVII xhirosh.

Neroazzurrët kanë mposhtur lehtë sonte Cagliarin, ndërsa falë edhe rezultateve të kundërshtarëve që deri tash kanë qenë në krye, kanë siguruar mbylljen e xhiros si lider.

Inter

Inter mposhti Cagliarin e Walter Mazzarrit me 4-0 [Lautaro 29, 68, Alexis 50, Hakan 66], ndërsa fitorja e 12 kampionale i çoi ata me 1 pikë më shumë se rivali lokal, në krye të renditjes.

Dy duelet e fundit në Serie A për mbyllje të vitit 2021 në krye të renditjes për Interin janë ndaj Salernitanës si mysafir dhe Torinos si vendas.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A