MITROVICË

Kampioni mposht edhe Trepçën’89
29 April, 2015 @16:19
Kampioni në fuqi i Superligës, Kosova e Vushtrrisë, ka vazhduar formën e mirë që ka kapur në shtatë xhirot e fundit.
Vushtrriasit me një gol të shënuar në pjesë të dytë nga Dior Zabërxha kanë dalë fitues në përballjen derbi të xhiros duke e mposhtur Trepçën’89 të drejtuar nga Afrim Tovërlani.
Kjo ka qenë disfata e parë e Trepçës’89 si vendase nën drejtimin e Tovërlanit, derisa tashmë 7 xhiro ekipi kampion nuk di për humbje në Superligë dhe është stacionuar aktualisht në pozitë të katërt të klasifikimit.