Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA "A" E KOMBEVE

Kampionja e Evropës tregon forcën, siguron finalet e Ligës së Kombeve

Kampionja e Evropës tregon forcën, siguron finalet e Ligës së Kombeve


26 September, 2022 @22:48

Befasia hungareze e Grupit 3 të Ligës A të Kombeve është ndalur në ndeshjen vendimtare nga kampionët e Evropës. Italia ka mposhtur Hungarinë në Budapesht, me nga një gol të shënuar për pjesë, për përfundimtaren: Hungaria 0-2 Italia [Raspadori 27, DiMarco 52].

Roberto Mancini & Marco Rossi

Yll i ndeshjes ka qenë Gigi Donnarumma që ka mbrojtur raste e raste të Hungarisë, ndërsa në anën tjetër, njëherë gabim i mbrojtjes, në të tjetrën kundërsulm pas paradave të portierit, për fitoren e ekipit të Roberto Mancinit.

TABELA & REZULTATET

Italia si triumfuese e grupit të vdekjes në Ligën A të Kombeve i bashkohet Kroacisë e Holandës për finalet e Ligës së Kombeve që luhen në qershorin e ardhshëm, ndërsa pritet të kuptohet edhe ekipi i katër që do të vjen nga dueli direkt Portugalia-Spanja, nesër mbrëma.

Gigi Donnarumma

Në duelin tjetër të grupit, Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar show në Wembley, duke luajtur 3-3 në ndeshjen që nuk përcaktonte asgjë në grup, pasi që Anglia veçse ka rënë nga Liga A e Kombeve, ndërsa Gjermania as me fitore nuk do të mund të dilte në pozitë më të lartë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve