Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËNDIJA - TOTTENHAM

Kane dhe Son eliminojnë Shkëndijën

FOTO / Shkendija

Kane dhe Son eliminojnë Shkëndijën


24 September, 2020 @21:50

Skuadra e Shkëndijës është eliminuar nga Europa League, duke u mposhtur ndaj Tottenhamit me rezultat 1-3.

Tottenhami kaloi në epërsi që në minutën e pestë të ndeshjes me Erik Lamelan, kurse Shkëndija e barazoi rezultatin me Valmir Nafiun pas një asistimi të Ljupche Doriev në minutën e 55’.

Paraqitja e mirë e Shkëndijës bëri që Tottenhamit t’i nevojitej inkuadrimi i yjeve në lojë. Pas golit të barazimit, Tottenham inkuadroi futbollistët Kane, Lo Celso e Lucas dhe pastaj erdhi fitorja.

Epërsia u arrit me golin e Son 70’, derisa rezultatin e vulosi Harry Kane në minutën e 77’.

Shkëndija deri në këtë fazë erdhi duke i mposhtur ekipet Sumqayit dhe Botosanin.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League