Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM 5-0 EVERTON

Kane fenomenal, Tottenham fut Evertonin në ethe të rënies nga liga!

Kane fenomenal, Tottenham fut Evertonin në ethe të rënies nga liga!


7 March, 2022 @23:11

Sulmuesi i Anglisë Harry Kane ka vazhduar me formën e tij fenomenale, ndërsa bashkë me Son Heung-min kanë qenë inspirues për fitoren e thellë 5-0 të ekipit të Tottenhamit karshi Evertonit të Frank Lampardit.

Tottenham shënoi tri herë në pjesë të parë dhe dy herë në pjesë të dytë për të kompletuar fitoren më të thellë pa gol të pranuar që prej Boxing Day të vitit 2018, 5-0 [Keane 14ag., Son 17, Kane 37, 55, Reguilon 46].

Fitorja barazon Tottenhamin me pikë me West Hamin që është i gjashti, derisa ekipi i Antonio Contes ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara se ai i David Moyesit.

Në anën tjetër, Everton tashmë në rrezik të madh për rënie. Të kaltërit e Merseyside kanë vetëm një pikë më shumë se Burnley që është në zonën e rënies.

 



i:

Tottenham: Lloris (7), Doherty (7), Romero (6), Dier (6), Davies (6), Sessegnon (7), Hojbjerg (6), Bentancur (6), Kulusevski (8), Son (8), Kane (9)
Subs: Reguilon (7), Sanchez (7), Bergwijn (6).

Everton: Pickford (5), Kenny (5), Holgate (5), Keane (4), Coleman (5), Doucoure (5), Allan (6), Van de Beek (5), Gordon (5), Richarlison (5), Calvert-Lewin (4)
Subs: Branthwaite (6) Mykolenko (6), Alli (6).

 
Të gjitha lajmet nga Premier League