EUROPA LEAGUE

Kapen sulmuesit e tifozëve
23 November, 2012 @13:02
Dy djemë në Romë janë ngarkuar me akuzë për tentim vrasje, pas therrjes së shumëfishtë me thikë që i kanë bërë një tifozi të Tottenhamit dje.
Ashley Mills udhëtoi në Romë për të shikuar ekipin e tij Tottenham ndaj Lazios, por ai bashkë me disa shokë të tij ranë viktimë e sulmeve anti-semitike.
Çifti i zënë nga policia janë: Francesco Ianari 26 vjeç dhe Mauro Pannelli 27 vjeç.
Ndërsa zëdhënsi i policisë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj tyre. Në fillim mendohej se ata janë pjesë e tifozëve Ultras të Lazios, mirëpo kjo gjë nuk është vërtetuar ende.