Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ONIX - LIRIA

Kapiteni Miranaj përmbys Lirinë, ngritet Onix

Kapiteni Miranaj përmbys Lirinë, ngritet Onix


2 October, 2021 @17:04

Përballja mes Onixit dhe Lirisë në kuadër të Ligës së Parë A të Kosovës përfundoi me fitoren e vendasve, që e arritën me përmbysje, derisa të gjitha golat e ndeshjes erdhën në pjesë të dytë.

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, 0-0, ka qenë Liria që arriti epërsinë në minutën e 70 të ndeshjes për 0-1.

TABELA AKTUALE

Mirëpo, vendasit u këndellen shpejt dhe së pari me Agon Llugiqin barazuan në 1-1 (76), ndërsa afro pesë minuta më vonë në skenë doli kapiteni i rikthyer në ekip, Enis Miranaj, që shënoi për fitoren e madhe të Onixit dhe rezultatin përfundimtar 2-1 [Agon Llugiqi 76, Enis Miranaj 81 - n.n. 71].

Kështu, Liria i kthehet humbjes pas fitores së arritur në xhiron e kaluar, ndërsa Onix shënon fitoren e dytë rresht, pas asaj të shënuar në xhiron e kaluar ndaj Rahovecit si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë