Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI

Kapiteni pensionohet nga Kosova

Kapiteni pensionohet nga Kosova


24 May, 2021 @21:20

Kapiteni shumëvjeçar i Kosovës, Anel Rashkaj, i ka dhënë fund karrierës së tij në përfaqësuesen dardane.

Rashkaj nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të luajë më për Kosovën.

SHIKO VIDEON

Ai me këtë rast i ka falenderuar bashkëlojtarët, anëtarët e stafit, anëtarët e Federatës, tifozët dhe bashkatdhetarët e shumtë për përkrahjen që e kishte gjatë këtyre viteve.

Rashkaj ndër tjerash i bëri thirrje edhe lojtarëve të tjerë me prejardhje nga Kosova, që të vijnë dhe të luajnë për shtetin e Kosovës për të arritur ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në Evropian apo në Botëror.

Mesfushori 31-vjeçar ka zhvilluar 11 paraqitje zyrtare me fanellën e Kosovës, duke mos i numëruar këtu edhe ndeshjet e mëparshme miqësore që janë zhvilluar kur Kosova nuk ka qenë e pranuar në UEFA dhe FIFA.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja