Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA E PARË PËR SEZONIN E RI

Kastriot Rapuca, përforcimi i parë i Dritës për stinorin e ri

Foto: FCDrita

Kastriot Rapuca, përforcimi i parë i Dritës për stinorin e ri


11 June, 2024 @19:47

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kastriot Rapuca, është lojtar i ri i Dritës. Ekipi nga Gjilani ka bërë të ditur sot për përforcimin e parë të stinorit, ndërsa Rapuca që së fundi ka qenë pjesë e Fushë Kosovës, është anëtar më i ri i Dritës që drejtohet nga Zekirija Ramadani.

Drita, në javën që e lamë pas njoftoi për ndarje me: Yll Ibrahimi, Leonat Vitija, Samson Ebuka, Albin Prapashtica, Blend Baftiu, Astrit Thaqi, ndërsa vazhdoi kontratat me portierin Faton Maloku dhe të riun Ensar Huruglica.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djatht Kastriot Rapuca i cili është ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtar.
Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defensivë dhe një konkurent i fortë nën drejtimin e trenerit Zekrija Ramadani. Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.”
— ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Drita.

Përndryshe, Rapuca 23 vjeç ka nënshkruar kontratë dy sezonale me bardhekaltërit nga Gjilani dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në qershor të vitit 2026.


 
Të gjitha lajmet nga