KIKA - VITIA

Foto: KF Kika
Katër golashënues të ndryshëm, Kika deklason Vitinë
27 November, 2021 @15:49
Në xhiron përmbyllëse të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë, Kika nga Hogoshti e ka deklasuar Vitinë.
Kika këtë të fundit e mposhti me rezultat të thellë 4-0.
Leotrim Arifi, Salih Kosumi, një autogol dhe Blert Rashiti u listuan në listën e golashënuesve në këtë takim, rezultati i të cilit bën që Kika ta mbyllë vjeshtën në vendin e tetë të Grupit B të Ligës së Parë.
Në anën tjetër, Vitia do të shkojë në pushim dimëror si skuadra e renditur në vendin e fundit në Grupin B.