GJILANI
Katër transferime brenda 24 orëve
31 January, 2017 @15:50
Skuadra e heshtur e afatit kalimtar të janarit, Gjilani, ka shpërthyer në ditën e fundit.
Ekipi bardhë e kuq ka zyrtarizuar katër përforcime brenda 24 orëve.
I pari që u zyrtarizua ishte portieri i transferuar nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza, pastaj sulmuesi Vllaznim Jashari, mesfushori Shkëlqim Emërllahu dhe në fund mesfushori Yll Maliqi, i ardhur nga Vllaznia.