Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

KB Peja i kthehet Superligës

Foto nga arkivi

KB Peja i kthehet Superligës


9 September, 2019 @17:40

Një lajm i madh për basketbollin pejan dhe për të gjithë adhuruesit e verdhezinjëve, por edhe për ngritjen e konkurrencës në Superligë.

Shqiponjat i rikthehen Superligës

FBK para pak çastesh ka zyrtarizuar miratimin e kërkesës së KB Peja për kthim në Superligë.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues,” thuhet në njoftim.

“Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar,” ka përfunduar njoftimi i FBK-së.

Rasti KB Peja

Kujtojmë, për shkak të borxheve që kishte ndaj lojtarëve të huaj dhe mosarritjen e mbulimit të tyre me kohë, KB Peja ishte përjashtuar nga garat e FBK-së dy vite më parë.

Në ndërkohë, drejutesit e ekipit si duket kanë punuar për të zbutur borxhet dhe për të arritur marrëveshje me të gjithë lojtarët dhe agjencitë, ku FIBA i ka dhënë leje të marr pjesë në gara, gjë që me vendimin e sotëm të FBK-së, është aprovuar dhe kështu shqiponjat i kthehen Superligës.

Sistemi i garave me nëntë ekipe pritet që t’i jep pushim çdo javë një skuadre në Superligë, ndërsa Pejës kthimi në elitë i është mundësuar vetëm nëse deri në fund të afatit kalimtar arrin të krijojë skuadër kompetitive për edicionin e radhës në Superligë.

Stinori 2019/20

Shorti për stinorin 2019/20 do të hidhet të premten, 13 shtator, ndërsa KB Peja do të jetë pjesëmarrëse në short.

Me këtë pritet të kthehet edhe palestra e zjarrtë e Karagaçit në elitë, pasi që stinorin e kaluar nga Superliga ra KB Borea nga Peja, që nuk kishte asnjëherë përkrahje të madhe sikurse verdhezinjtë.


EKSKLUZIVE

Komuna ndërpren financimin e Bashkimit

FBK Superliga/Balkan League/International

Komuna ndërpren financimin e Bashkimit

09/09/19 @ 15:05

KINA 2019

Çekia mposhtet por kualifikohet

Kina 2019

Çekia mposhtet por kualifikohet

09/09/19 @ 13:58

PARA FILLIMIT TË STINORIT

Shorti i edicionit të ri

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave

Shorti i edicionit të ri

09/09/19 @ 10:49

KINA 2019

Spanja mposhtë bindshëm Serbinë

Kina 2019

Spanja mposhtë bindshëm Serbinë

08/09/19 @ 16:45

MEGASPORT

Bleonis Tanushi vazhdon me Megasportin

FBK Liga e Dytë

Bleonis Tanushi vazhdon me Megasportin

08/09/19 @ 15:19

PRISHTINA (F)

Jeta Zeka kalon te Prishtina

FBK Liga e Femrave

Jeta Zeka kalon te Prishtina

08/09/19 @ 14:53

KINA 2019

Australia pa befasi, Çekia me lehtësi

International/Kina 2019

Australia pa befasi, Çekia me lehtësi

07/09/19 @ 13:14

EKIPI I RI I SUPERLIGËS

Feronikeli zyrtarizon të huajin e dytë në ekip

FBK Superliga/International/Transfere

Feronikeli zyrtarizon të huajin e dytë në ekip

06/09/19 @ 21:04

DAY 7 @ FIBA WC CHINA 2019

Spanja e eliminon Italinë nga Botërori

International/Kina 2019

Spanja e eliminon Italinë nga Botërori

06/09/19 @ 16:33

KINA 2019

Polonia e pandalshme edhe në raundin e dytë

International/Kina 2019

Polonia e pandalshme edhe në raundin e dytë

06/09/19 @ 13:09

VIDEO

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

FBK Superliga

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

27/04/24 @ 23:02

KAMPIONI SHFAQ SHENJA JETE

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

FBK Superliga

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

27/04/24 @ 21:05

PAS 20-MINUTASH LOJË

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

FBK Superliga

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

27/04/24 @ 19:57

VIDEO

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

26/04/24 @ 16:05

VENDIMTARET APO VAZHDIM I SERISË

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

FBK Superliga

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

26/04/24 @ 10:25

MË I MIRI I NDESHJES

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

25/04/24 @ 23:03

RIKTHIM NË FUND, PËR FITORE

Përmbysje e fuqishme e Trepçës ndaj Prishtinës, për 2-0

FBK Superliga

Përmbysje e fuqishme e Trepçës ndaj Prishtinës, për 2-0

25/04/24 @ 22:07

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Trepça, 5-shet startuese

FBK Superliga

Prishtina-Trepça, 5-shet startuese

25/04/24 @ 18:49

SHKËLQIMI I VERGE-IT

Alonzo Verge — MVP i Ylli-Peja (2)

FBK Superliga

Alonzo Verge — MVP i Ylli-Peja (2)

24/04/24 @ 23:35

DEKLARATA E TRAJNERIT TË YLLIT, PAS NDESHJES

Mijovic: Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët

FBK Superliga

Mijovic: Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët

24/04/24 @ 23:27


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga