DAY 7 @ FIBA WC CHINA 2019
Spanja e eliminon Italinë nga Botërori
6 September, 2019 @16:33
Në derbin e ditës së sotme, Spanja ka mposhtur Italinë me rezultat 67-60, duke e eliminuar nga Kampionati Botëror. Ndeshja ishte tejet e paqartë sa i përket fituesit, deri në 30 sekondat e fundit, kur spanjollët u shkëputën në rezultat, për të arritur te fitorja.
Basketbollisti më efikas tek spanjollët ishte Juancho Hernangomez i cili realizoi 16 pikë, ndërsa për azzurët ishte basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Danilo Gallinari i cili shënoi 15 pikë.
Me këtë humbje, Italia eliminohet nga Botërori, pasi që pas 4 dueleve (bashkë me ndeshjet e bartura) Serbia është me bilanc 4-0, Spanja 4-0, ndërsa PortoRikoja me 2-2 e Italia me 2-2 eliminohen.
Në ndeshjen tjetër, Argjentina arriti që të fitojë kundër Venezuelas me rezultat 87-67, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Paraqitjen më të mirë tek latino-amerikanët e bëri Gabriel Deck i cili shënoi 25 pikë, kurse për Venezuelan më së mire luajti Michael Carrera me 19 pikë.