DAY 6 @ FIBA WC CHINA 2019
Australia fiton grupin duke e mposhtur Lituaninë
5 September, 2019 @20:32
Në kryendeshjen e ditës së gjashtë në Botërorin Kina 2019, Australia ka mposhtur Lituaninë me rezultat 87-82, duke u kualifikuar në raundin e dytë si lidere e grupit H.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte ndërmjet Kanadasë dhe Senegalit, që u fitua nga kanadezët me rezultat 82-60.
Qendra e Phoenix Suns, Aron Baynes me double-double ishte basketbollisti më i mirë për kangurët, derisa për baltikët basketbollisti më i mirë ishte qendra e Indiana Pacers, Domantas Sabonis i cili shënoi 12 pikë.
Derbi tjetër i ditës së sotme ishte Greqia kundër Zelandës së Re, i cili përcaktoi se kush do të i bashkohet Brazilit në raundin tjetër, grekët arritën që të mposhtin Zelanden e Re me rezultat 103-97, derisa Brazili e mposhti Malin e Zi për të u kualifikuar si lider i grupit F.
Në këtë ndeshje basketbollisti më efikas për grekët ishte Giannis Antetokounmpo i cili luajti me shifra double-double prej 24 pikëve dhe 10 kërcime, ndërsa për Zelandën e Re më efikasi ishte Corey Webster i cili shënoi 31 pikë.
Befasia e ditës ishte Çekia, e cila mposhti Turqinë, duke u kualfikuar në raundin e dytë me rezultat 91-76, ndërsa kryesuesi i grupit E, SHBA mposhtën Japoninë me rezultat 98-45.
Ondrej Balvin ishte lojtari më efikas për çekinë i cili realizoi double-duble prej 17 pikëve dhe 11 kërcimeve, kurse për turqët nuk mjaftuan 24 pikët e Cedi Osman.
Franca fiton grupin G duke mposhtur Republikën Dominikane me rezultat 90-56, ndërsa Gjermania e mposhti Jordanin me rezultat 96-62.
Përsëri basketbollisti më efikas tek Franca ishte Rudy Gobert i cili luajti me 13 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa për domenikanët lojtari më efektiv ishte Victor Liz me 12 pikë.