Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

KD gjobit Fushë Kosovën!

KD gjobit Fushë Kosovën!


8 November, 2022 @15:40

Skuadra e Fushë Kosovës është gjobitur me 1 mijë euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të tentim sulmit ndaj lojtarit mysafir në përballjen ku Fushë Kosova barazoi ndaj Vushtrrisë, që ishte derbi i Ligës së Parë Grupi B.

Në Vendimin e KD-së, botuar sot shkruan:

“KF”Fushë Kosova”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Fushë Kosova-Vushtrria. Në minutën 78- të të ndeshjes, ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë lojtari i KF ”Vushtrria” nr fanelle 20 Daut Maxhuni dhe derisa po largohej drejt zhveshtoreve disa tifozë vendas ”PAMPURAT”, kalojnë rrethojat e stadiumit dhe vërsulen drejt zhveshtoreve, tre nga të cilët hynë në brenda duke tentuar ta sulmojnë lojtarin mysafir, por reagon policia dhe parandalon sulmin. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”


 
Të gjitha lajmet nga