Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 5-1 FERONIKELI

Keita Razak shkëlqen, Gjilani përsëri me 5-golësh

Keita Razak shkëlqen, Gjilani përsëri me 5-golësh


16 April, 2022 @17:06

Ndeshja e dytë që Gjilani shënon pesë gola në portë të kundërshtarit radhazi, derisa ekipi i Ismet Munishit pas fitores ndaj Drenicës 5-0 në xhiron e kaluar sot ka mposhtur edhe ekipin tjetër nga rajoni i njëjtë, Feronikelin, 5-1 [Keita Razak 33, 54, Shend Kelmendi 39, Blerim Krasniqi 59, Gerhard Progni 90+3 - Ardi Qorri 7].

Por, gjithçka nuk ka shkuar ujë për gjilanasit në fillim. Duke ditur se Feronikeli ka rënë dhe duke marrë ndeshjen fillimisht si të lehtë, ata pranuan një gol.

Ardi Qorri ka sjellë në epërsi Feronikelin, ndërsa 6 minuta pas golit ka vënë edhe njëherë në vështirësi portierin Enea Koliçi për të bërë këmbanat e vendasve!

TABELA AKTUALE

Ka qenë forma e mirë e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Keita Razak, që ka kryer punë për Gjilanin. Razak shënoi për barazim të rezultatit pas asistimit të Tomislav Sorsas. Më pas vetë Razak asiston për kolegun e sulmit Shend Kelmendi dhe me 2-1 shkohet në pushim!

Në pjesë të dytë, dominimi vazhdon, derisa Gjilani më serioz përsëri hap serinë e golave me Keita Razakun, i asistuar nga Yll Hoxha, e më pas përsëri Razak asiston por kësaj radhe te Blerim Krasniqi, për 4-1.

E krejt në fund të ndeshjes, Gerhard Progni, ka shënuar për të përmbyllur takimin, njëjtë sikurse në ndeshjen tjetër.

Pesë pikë është dallimi aktual ndërmjet Gjilanit në vend të dytë dhe Ballkanit lider. Ekipi i Munishit shpreson që suharekasit nesër të kiksojnë ndaj Prishtinës në derbi, për të pasur ende hapur garën për titull kampioni.

Feronikeli, pos borxheve të mëdha dhe Ligës së Parë që i pret, ndoshta duhet të mendojnë edhe tjetër për të mbijetuar edhe në sezonin e ardhshëm në rangun e mëposhtëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga