Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEK 1-0 TREPÇA

KEK-u i Ligës së Dytë, befason dhe eliminon Trepçën

Pamje nga arkivi

KEK-u i Ligës së Dytë, befason dhe eliminon Trepçën


2 December, 2021 @14:51

Skuadra e Obiliqit, KEK, që garon në Ligë të Dytë të Kosovës në futboll, ka bërë befasinë e ditës sot në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ekipi i “elektricistëve” ka shënuar fitore ndaj skuadrës që kreu vjeshtën në vend të dytë në Ligë të Parë Grupi A dhe po mëton Superligën stinorin tjetër, Trepçën, me rezultat minimal.

SKEMA E KUPËS

Golin e vetëm dhe të fitores në ndeshje e ka shënuar Adonis Përvetica, kur qëlloi portën kundërshtare në pjesë të parë të ndeshjes (27) që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kështu KEK-u kalon në të tetën e finales së Kupës së Kosovës, ndërsa mitrovicasit eliminohen nga garat e mëtutjeshme të Kupës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës