Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 0-1 DUKAGJINI

Kenan Haxhihamza hero, pret dy penallti! Dukagjini mposhtë Llapin

Kenan Haxhihamza hero, pret dy penallti! Dukagjini mposhtë Llapin


26 October, 2022 @15:25

Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, është bërë hero i ekipit të tij sot, derisa ka mbrojtur dy penallti të llapjanëve në ndeshjen e mbetur të xhiros XII të Superligës, e ekipi i tij mposhti Llapin me rezultat minimal, 0-1 [Iljasa Zulfiu 49].

Llapi kishte raste dhe posedimin e topit gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, ndërsa rastet më të mira, Gerhard Progni me penallti në minutën e 39 dhe Ilir Krasniqi me penallti në minutën e 89-të - panë goditjet e tyre të mbrojtura nga gardiani i portës së klinasve.

TABELA AKTUALE

E epërsinë, Dukagjini e mori në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, kur Iljasa Zulfiu shënoi me kokë pas asistimit të Blerind Morinës. Ky gol doli të jetë vendimtar për tri-pikët e Dukagjinit që ka hyrë në formë të mirë të rezultateve.

Sa i përket Llapit, humbja e dytë me radhë e tyre pas asaj ndaj Prishtinës në fundjavë, ndërsa në total ka pesë humbje.

Dukagjini në anën tjetër ka dalë nga zona e rënies dhe tash është në zonën e barazhit në renditjen tabelare, duke e lënë ‘89-shin mëposhtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga